S’kishte si të ishte ndryshe… / As armët e as droga, El Chapo flet për varësinë e tij të vetme

12:00 10/09/20202min128

Screenshot_1-52

Bosi famëkeq i drogës, i dënuar me burgim të përjetshëm, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, ka treguar për një nga varësitë e tij më të mëdha, që janë gratë.

‘Daily mail’ ka shfaqur disa nga zbulimet që dolën në pah gjatë një interviste mes të dënuarit dhe kriminologes, Mónica Ramírez Cano.

Pyetjet drejtuar bosit të drogës lidheshin kryesisht me varësitë e tij në jetë.

Përgjigja e tij lidhur me varësinë më të madhe që ka në jetë ishte:

“S’kam asnjë varësi tjetër, varësia ime e vetme janë gratë”.

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán njihet për arratisjet e tij të jashtëzakonshme nga burgu dhe rrjetin e tuneleve që ndërtoi për të kontrabanduar drogë në Shtetet e Bashkuara.

63-vjeçari mësohet se është martuar katër herë.

Ai u martua për herë të parë në 1977 me Alejandrina María Salazar Hernández, me të cilën kishte katër fëmijë, përfshirë César, Iván Archivaldo, Jesús Alfredo dhe Alejandrina Giselle.

Më pas u martua me nëpunësen e bankës, Estela Peña, por nuk kishte asnjë fëmijë me të.

Martesa e tretë e El Chapo erdhi në mes të viteve 1980 kur ai lidhi lidhjen me Griselda López Pérez, nëna e Édgar, Joaquín Jr, Ovidio dhe Griselda Guadalupe.

Martesa e tij e katërt dhe e fundit erdhi në vitin 2007 kur ai i tha po ish-mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht 2011 solli në jetë vajzat binjake të çiftit, Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

Të gjitha këto martesa të El Chapo-s e kanë bërë baba të plot 23 fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *