Skenari fatal për covid-19, Manastirliu: Do detyrohemi të përzgjedhim…

11:45 29/10/20202min108
Manastirliu-ne-kuvend

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës në Kuvend, u shpreh se rritja e shumtë e rasteve të infektuarve me covid-19, do të detyrojë mjekët që të zgjedhin se cilin pacientë të kurojnë.

Deklarata ka ardhur pas një tjetër thirrje që ajo ka bërë për respektimin e masave mbrojtëse, ndërsa pak ditë më parë u shpreh se është gati edhe spitali covid-3.

Pjesë nga deklarata e ministres:

“Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë për sistemin shëndetësore nga “The Lancet”. Shqipëria ka marrë vlerësim më të mirë dhe se disa vendet të BE. Vlerësimi për Shqipërinë për investimet në sistemin shëndetësor. Në Shqipëri situata me pandeminë po përdoret politikisht. Nuk kemi ndaluar asnjëherë punën në këto kohë sfiduese. Të ngeshmit kërkojnë zbatimin e 4 pikave të planit me 5 pika. Në mars i bënin thirrje popullit të Kavajës që të ngriheshin se do çonin karantinën.

Çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e Komitetit të Ekspertëve. Po rrisim testimet,do të përfshijmë dhe testimin e shpejtë. Do të shtojmë kapacitetet spitalore siç e kemi bërë. Kjo luftë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Të gjitha masat shkojnë në funksion të frenimit të virusit. Ajo që ne mund të bëjmë është të zbatojmë rregullat e thjeshta. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkim të sistemit shëndetësor. Nëse do të kemi mbingarkesë të spitaleve do përballemi me përzgjedhje se kush do trajtohet“, është shprehur Manastirliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto