Skandaloze, publikohet përgjimi, Artan Lame heq dhe fut njerëz në punë me lista partie (VIDEO)

22:08 24/09/20204min184
artan-lame

Një përgjim skandaloz është publikuar mbrëmjen e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame është regjistruar teksa flet për periudhën parazgjedhore dhe masat e ndërmarra nga ai dhe PS për fitoren e pretenduar.

Sipas audio përgjimit të publikuar nga Berisha, Artan Lame kërcënon me pushim nga puna punonjësit të cilët duan ta bëjnë ditën e shtunë pushim.

“Për sa kohë që unë jam ditën e shtunë në punë, kush e mendon që ditën e shtunë duhet të jetë pushim, le t’a thotë dhe natyrisht duhet të ikë pastaj…”

Lame dëgjohet teksa u thotë punonjësve se është ai që i thotë ministrit ose deputetit për vendet e punës, kush do të iki apo kush do të vijë duke u bazuar tek listat e partisë.

“Për më tepër që unë ua kam thënë dhe në shumë rastë janë larguar njerëz të tillë, i kam thënë ministrit apo deputetit përkatës, vëlla i dashur, ky do të iki, më sill një tjetër…”- degjohet të thotë Lame në regjistrim.

Përgjimi i plotë i zbardhur:

Jemi dy muaj para zgjedhjeve, që do të thotë ms historira deputetësh, ministrash e kryetarë bashkishë, kërkojmë ndihmë dhe mbështetje.

I keni parë që legalizimet janë një ndër gjërat më të rëndësishme që konsiderohen, kështu që deri në zgjedhje, historinë e ditës së shtunë nuk dua t’a dëgjoj më.

Për sa kohë që unë jam ditën e shtunë në punë, kush e mendon që ditën e shtunë duhet të jetë pushim, le t’a thotë dhe natyrisht duhet të ikë pastaj.

Për më tepër që unë ua kam thënë dhe në shumë rastë janë larguar njerëz të tillë, i kam thënë ministrit apo deputetit përkatës, vëlla i dashur, ky do të iki, më sill një tjetër. /albeu.com/

Video:

Video Player

00:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto