SKANDALOZE/ Doli pozitiv me koronavirus, Stresi merr pjesë në një datëlindje me dhjetëra persona (VIDEO)

14:44 28/09/20202min113
Untitled-2-696x411

Dy ditë më parë reperi shqiptar, Stresi tregoi se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai e ndau lajmin me ndjekësit në rrjete sociale ku tha se çdokush duhet të tregonte kujdes.

Stresi ka njoftuar fansat si dhe i ka këshilluar të tregohen sa më të kujdesshëm. “U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem,”shkroi ai në fotografinë e ndarë në Instastory ku shfaqet duke i dhënë makinës.

Mirëpo krahas fjalëve, të cilat sigurisht që janë të drejta dhe secili duhet të tregojë kujdes në këtë periudhë pandemie, Stresi ka vepruar totalisht ndryshe. Reperi jo vetëm që nuk është izoluar por ka marrë pjesë dhe në një datëlindje ku ishin të ftuar dhjetëra persona.

Ironik është fakti që pamjet i ka ndarë vetë artisti në rrjete sociale, duke uruar si pa të keq mikun e tij i cili e kishte ftuar në organizim. Sigurisht që lidhur me këtë veprim të papërgjegjshëm duhet të reagojnë institucionet përkatëse dhe Stresi të izolohet menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto