SKANDALOZE / Berisha publikon video-përgjimin e rëndë të Artan Lames, por ky detaj e nxjerr komplet blof

09:59 25/09/20206min180
Screenshot_4-19 (1)

Rreth dy vite më parë, në mediat e ndryshme online por edhe ato televizive, qarkulloi një video e publikuar nga një qytetar, ku dëgjohej një bisedë e përgjuar në një takim të punonjësve të ALUIZNI-t.

Në audio dëgjohet Artan Lame, i cili urdhëron vartësit e tij të dalin të shtunave në fushatë për zgjedhjet lokale.

Ndër të tjera në këtë video, Lame iu kërkon punonjësve të mos ankohen, por të punojnë në mënyrë që të mbajnë vendin e tyre të punës, ose përndryshe ‘ka të tjerë plot’.

Mirëpo, duket se ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, nuk do t’ia dijë për kohën se kur ka dalë ky përgjim dhe na e ‘shet’ atë sikur është bërë dje.

Kjo, pasi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha ka publikuar të njëjtën video të publikuar mbi dy vite më parë, me të njëjtin mesazh të Artan Lames, por e trajton sikur të jetë një video e realizuar së fundmi.

Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në ‘Google’ ose ‘Youtube’ dhe e njëjta video të del e publikuar më shumë se dy vite më parë, por nga Partia Demokratike.

Në periudha parazgjedhore, të sulmosh apo të hedhësh baltë mbi kundërshtarin nuk është ndonjë gjë e re në vendin tonë, por ‘të na shesësh sapunin për djathë’, kjo nuk shkon, aq më tepër kur bëhet fjalë për një figurë politike si ajo e Sali Berishës.

Përgjimi i plotë i zbardhur i Artan Lames:

Jemi dy muaj para zgjedhjeve, që do të thotë me historira deputetësh, ministrash e kryetarë bashkish, kërkojmë ndihmë dhe mbështetje.

I keni parë që legalizimet janë një ndër gjërat më të rëndësishme që konsiderohen, kështu që deri në zgjedhje, historinë e ditës së shtunë nuk dua t’a dëgjoj më.

Për sa kohë që unë jam ditën e shtunë në punë, kush e mendon që ditën e shtunë duhet të jetë pushim, le t’a thotë dhe natyrisht duhet të ikë pastaj.

Për më tepër që unë ua kam thënë dhe në shumë raste janë larguar njerëz të tillë, i kam thënë ministrit apo deputetit përkatës, vëlla i dashur, ky do të iki, më sill një tjetër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto