Skandali me inceneratorët/ Murrizi: Janë më të paster plehrat me thasë sesa këta me këmisha të bardha

19:35 19/10/20203min86
Myslimi-Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me temën e “nxehtë” të inceneratorëve që CNA.al prej disa muajsh ka denoncuar dosjen e plotë per kë aferë korruptive.

Sipas Murrizit, “plehrat politik bejne sikur “ luftojnë” njëri tjetrin për plehrat e Tiranës, të Fierit të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë. Ai thekson se çdo shqiptar mendon se janë më të paster plehrat me thaës sesa këta me këmisha të bardha.

“Ka disa jave qe plehrat politik bejne sikur “ luftojne” njeri tjetrin per plehrat e Tiranes, te Fierit te Elbasanit dhe gjithe Shqiperise Pra e thene ndryshe PLEHRAT “ bejne” politike me PLEHRAT. Ndryshimi eshte vetem tek veshja dhe tek fjalet
Plehrat qe vishen me kostum dhe kollare mashtrojne Shqiptaret me fjale dhe me debate fallco, ndotin vendin dhe kane 30 vjet qe mbajne ere te piste
Plehrat qe vishen me thase te zinj plasmasi nuk mashtroje askend perkundrazi pastrojne qytetaret nga ndotja dhe era e piste
Kur i sheh qe “ plehrat” me kollare “ luftojne” njeri tjetrin ne emer te plehrave me thase te zinj plasmasi, çdo Shqiptare tashme mendon me vete se jane me te paster plehrat me thase sesa keta me kemisha te bardha”, shkruan Murrizi.

Më tej ajo shkruan se “plehrat me kollare” kanë 30 vjet që vjedhin, mashtrojnë, tallen qytetarët Shqiptarë, ndërsa thekson se ata janë bashkë me njëri tjetrin.

“Ndersa plehrat me thase plasmasi vetem ndotin ambjentin ku jetojne Shqiptaret ,sa here qe plehrat me kollare “zihen “mes njeri tjetrit se kush do vjedhi me shume nga “ strehimi” i plehrave pa kollare Plehrat me kollare prej 30 vitesh kane share e peshtyre njeri tjetrin, kane akuzuar njeri tjetrin, kane degjeneruar njeri tjetrin, kane qeverisur me njeri tjetrin, kane votuar njeri tjetrin, kane perqafuar njeri tjetrin, kane mallkuar e kane uruar njeri tjetrin, kane akuzuar njeri tjetrin, kane amnistuar njeri tjetrin
Çfare nuk i kane thene njeri tjetrit dhe prape jane bashke me njeri tjetrin
Ndersa plehrat me thase plasmasi kurre nuk jane share e peshtyre me njeri tjetrin dhe pasi jane bashkuar nje here me njeri tjetrin si ne Sharre si ne Fier si ne Elbasan apo kudo, nuk jane ndare kurre me njeri tjetrin por bashkejetojne perjetesisht me njeri tjetrin duke pranuar njeri tjetrin me gjithe eren e piste qe mund te kene por qe eshte shume me e paket dhe me e “ kendeshme” se sa pislliku i PLEHRAVE me kollare”. shkruan më tej Murrizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto