Skandali me futbollistët e Anglisë, publikohet video e bisedës në SnapChat me vajzat që i ftuan në hotel

20:29 08/09/20203min182
futbollistet

Futbollisti i Mançester Sitit, Fill Foden dhe ai i Junajtid, Mason Grinud u përfshirë në një skandal gjatë qëndrimit të tyre në Islandë teksa ishin grumbulluar me ekipin kombëtar.

Menjëherë pasi lajmi u bë publik, trajneri Sauthgejt, i përjashtoi të rinjtë nga grumbullimi pasi ata festuan debutimin e tyre të “Tre Luanëve” duke thyer udhëzimet e rrepta të Koronavirusit.

The Sun zbulon se bukuroshet islandeze Nadia Sif Lindal Gunarsdotir, 20 vjeçare dhe Lara Klausen, 19 vjeçare, ishin në shoqëri me futbollistët pasi u ftuan në hotelin ku po qëndronin futbollistët Anglisë.

skandali

“MailOnline” zbulon se Foden, 200vjeçar dhe Grinud, 18-vjeçar, kishin biseduar të paktën katër herë me vajzat përpara se të zbarkonin në Rekjavik

Anita Gunarsdotir u filmua duke biseduar me lojtarët me një mike të saj, por këmbënguli se ajo nuk shkoi në hotel.

Ajo mësohet të ketë thënë: “Unë nuk i takova. Unë nuk jam nga vajzat që shkuan në hotel”. The Sun ka publikuar edhe videon e momentit kur bukuroshet islandeze bisedojnë me dy lojtarët, të cilët i ftojnë ato në hotel.

Kjo është biseda e transkriptuar:

Foden: ‘Thuaje përsëri, çfarë po thua?’
Vajza: ‘Cili është plani?’
Foden: ‘Cili është plani?’
Vajza: ‘Mhmm’
Foden: ‘Mason cili është plani?’
Grinud: ‘Varet çfarë të duash’
Foden: ‘Ai thotë se varet çfarë dëshiron?’
Vajza: ‘Mund të vijmë në hotel por nuk e dimë se si do të na fshihni’
Foden: ‘Për çfarë do të vini në hotel?’
Grinud: ‘Çfarë mendoni?’
Foden: ‘Çfarë do ajo?’
Vajza: ‘Po, çfarë mendon vëlla?’
Vajza: [Flet në Islandisht me shoqen e saj]
Grinud dhe Foden: ‘Duke diskutuar. Vështirë të thuash se çfarë thonë ata’.
Foden: ‘A ke një partner? ‘
Vajza: Çfarë?
Foden: ‘Partner tëndin?’
Vajza: ‘Po’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto