Vjedhja e dokumenteve të Dhërmiut ndodhi për 3 minuta, kamerat e sigurisë nuk filmuan asgjë. Hetim edhe punonjësve të kadastrës së Qarkut.

Vjedhja e Kadastrës së Qarkut. Janë vjedhur dosje origjinale të zonës së Dhërmiut.

Burime nga policia: Vjedhja ka ndodhur për 3 minuta. Autori ka pasur ndihmë nga brenda. Roja kontradiktor me ato që ka deklaruar në polici.

Autori e ka ditur vendosjen e saktë të dosjeve.

Burime nga policia bëjnë me dije për Fax neës se do të ketë një hetim dhe për punonjësit e Kadastrës, që mund të kenë bashkëpunuar në ngjarje.

Sa i takon dokumenteve të vjedhura. Janë dokumente origjinale të tokave të Dhërmiut. Kanë humbur dosje të cilat Ashk nuk i ka marr në dorëzim për ti regjistruar.  Janë prona të cilave u kanë dalë më shumë se një pronar dhe ASHK nuk i ka regjistruar për këtë arsye. Me humbjen e dokumenteve origjinale rrezikohet tjetërsimi i pronës.

Burime nga policia thanë se ishin grabitur dosje të pronave të bregdetit që nuk ishin marrë në dorëzim nga arkiva e ASHK- së, për shkak të mangësive.

Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit.

Oficerë të policisë që kërkuan të mos identifikoheshin thanë se vjedhja kishte ndodhur në jo më shumë se 3 -5 min. Sipas të njëjtit burim në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje të AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin  Dhërmi, Himarë.

Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar ng/a këto të fundit. Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje  dhe u është shmangur atyre. Autoritet dyshojnë se autori, ka vepruar i ndihmuar me informacion nga zyrtarë të institucionit dhe ka marrë vetëm një numër dosjesh me interes./Faxweb