”Skandali i rëndë i byzylykëve elektronik”/ Ministria e Drejtësisë fiton gjyqin, i kthehen buxhetit të shtetit 2.2 mln euro. Si u zbulua afera?

12:49 04/11/20203min120
-800-0-5fa28baeacc0e

Ministria e Drejtësisë fiton gjyqin me kompanitë që kishin fituar tenderin për të realizuar mbikëqyrjen elektronike të të parabugosurve, apo të dënuarve në shtëpi.

Gjyqtarët e çështjes urdhërojnë Bashkimin e Operatorëve Ekonomikë, Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions që të depozitojnë në Buxhetin e Shtetit shumën prej 150 mln lekësh që kishte marrë nga marrëveshja nënkontraktore e nënshkruar që në 2017 me Ministrinë e Drejtësisë.

Këto kompani kishin për qëllim të jepnin shërbimin e mbikëqyrjes elektronike në rastet kur gjykata urdhëronte që të dënuar apo të paraburgosur të liheshin në ambiente shtëpiake dhe të mbikëqyreshin elektronikisht.

Ndërkohë në buxhet do mbetet edhe shuma prej 70 mln lekësh që nuk është lëvruar nga Ministria e Drejtësisë për këto kompani pasi nisi konflikti mes tyre dhe Ministrisë së Drejtësisë që tashmë drejtohet nga Etilda Gjonaj. Në total bëhet fjalë për një shumë prej 2.2 mln eursh që i merret privatit dhe kalon në buxhetin e shtetit.

Por si u zbulua ky skandal? raportohet se në vitin 2019-të, Ministria e Drejtësisë vërejti që kjo kompani nuk po e përmbushte kontratën, pra nuk kishin dorëzuar 300 byzbylykë elektronikë në MD por këto të fundit i kishte çuar tek Shërbimi i Provës, Skandali u thellua edhe pë tej pasi rezultoi se një pjesë e byzylykëve nuk funksionoi fare. Cështja u finalizua me shkarkimin e disa zyrtarëve në këtë ministri e më pas ministria hapi një proces gjyqësor nga i cili ka rezultuar të jetë fituese.

Pas kësaj Ministria e Drejtësisë është e detyruar të hapë një tjetër tender, garë që të zgjedhë një tjetër kompani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto