Skandal ‘Dil jashtë se do të të thyej brinjët…’ / Në Fier kur shkon te dentisti, por në vend të tij gjen një ‘kasap’ (VIDEO)

13:38 29/10/20203min87
Screenshot_1-129

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit, ku një qytetare ka denoncuar faktin se ka shkuar në një prej stomatologëve të qytetit, përkatësisht Dr. Artan Canaj, për të pastruar mishrat e dhëmbëve, ose siç njihet në gjuhën mjekësore, për të trajtuar një situatë paradontoze.

Trajtimi ka zgjatur dy muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve.

Pas kësaj procedure, zonja, e cila nuk ka pranuar të identifikohet, ka patur shumë shqetësime dhe i ka nisur infeksioni.

Një tjetër stomatologe ishte ajo që konstatoi infeksionin e pacientes, e cila shprehet, se mjekimi është i gabuar dhe nuk e kupton heqjen e të gjithë nervave.

Vetë dentisti Artan Canaj ka një sjellje agresive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit të emisionit ‘Stop’, ku është bërë edhe denoncimi, duke thënë madje se zonja është sëmurë dhe se nuk e njeh fare.

Ndërkohë, ekipi i gazetarëve të emisionit ka zhvilluar një bisedë me stomatologun kirurg, Bashkim Murati, i cili shpjegon, se çfarë është paradontoza, e cila nuk kurohet me heqjen e nervit.

Sipas Muratit, nervat e të gjithë dhëmbëve nuk mund të hiqen, pasi trajtimi jo korrekt, sjell infeksion dhe rëndon këtë patologji.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme, e cila është vërtet alarmante dhe tregon edhe njëherë nivelin e mjekësisë shqiptare dhe tentativat e mjekëve për të ‘zhvatur’ sa më shumë para nga xhepat e pacientëve, por pse jo, edhe nga paaftësia e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto