“Skam lidhje me shqiptarët”/ Pirro Dhima i vë pikat mbi i deklaratës së mëparshme: Kjo është nderi im dhe krenaria ime

16:17 20/10/20202min199
1-10

Pas përgjigjes që i dha gazetarës Elena Akrita “Unë jam grek i lindur në Shqipëri” pasi ajo e quajti me origjinë shqiptare, Dhima ka folur edhe njëherë mbi kombësinë e tij për të “sqaruar debatin”.

GREQI- Ish-peshëngritësi, Pirro Dhima i është rikthyer edhe njëherë deklaratës së tij të mëparshme ku deklaroi se është grek. Pas përgjigjes që i dha gazetarës Elena Akrita “Unë jam grek i lindur në Shqipëri” pasi ajo e quajti me origjinë shqiptare, Dhima ka folur edhe njëherë mbi kombësinë e tij për të “sqaruar debatin”. Ai në një intervistë për mediat fqinje tha se është puro grek dhe se nuk ka fare lidhje me shqiptarët.

 “Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi. Kjo është nderi im dhe krenaria ime. “Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur,” u shpreh ai.

Ai gjithshtu foli edhe për periudhen ditaktoriale në Shqipëri ku tha se nuk kishte mundësi që të studionte pasi vetëm njerëzit që ishin të betuar në Partinë Komuniste ishin të lirë.

Partia Komuniste nuk na dha mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë”, mbylli ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto