S’ka qetësi në Kadastrën e Durrësit, shkarkohet Drejtori, e zëvendëson njeriu i afërt i deputetit socialist

09:57 12/10/20201min138
download (86)

Drejtori i Kadastrës së Durrësit, Artur Çobani mësohet se është shkarkuar sot nga detyra, ndërkohë që, në vend të tij është emëruar Rezart Elmazi, i cili ka qenë më herët në postin e Drejtorit të Hipotekës së Vlorës dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të deputetit socialist të këtij qyteti, Alket Hyseni.

Çobani ishte emëruar në këtë detyrë pas arrestimit të ish-drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, pas akuzave të akteve korruptive.

Më herët, Çobani kishte mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të ALUIZNI-t dhe Hipotekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto