Situatë e vështirë/ Prej tre ditësh Greqia lë në Kakavijë qindra shqiptarë! Qytetarët të revoltuar me shtetin tonë

09:22 14/08/20201min116
fbdbd

Qindra qytetarë prej tre ditësh janë në pritje në Pikën Kufitare në Kakavijë, pasi Greqi nuk lejon asnjë për të kaluar nëse nuk kanë bërë tamponin.

Si pasojë e kësaj, radha e makinave me qytetarë shqiptarë që duan të kalojnë drejt Greqisë është shumë e madhe, sa raportohet se ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.

Situata ka ardhur deri në këtë pikë, për shkak të rregullave të Greqisë që çdo person që kalon drejt këtij vendi duhet të bëjë tamponin për koronavirus. Po ashtu, edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00, ka bërë që radha e makinave të jetë kilometrike.

Qytetarët që janë prej tre ditësh në doganën e Kakavijës, i bëjnë thirrje shtetit shqiptar të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto