Silva Bino tregon tre opsionet e mundshme për të bërë vaksinën anti-COVID: Në fillim do mbulohet vetëm 20% e popullatës

18:37 31/08/20203min127
bino

“Kemi bërë edhe një rezervim për vaksinën kur të dalë, dhe ajo është një histori më vete që do e shohim në proces si vijon”.

Nisur nga kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama, Euronews Albania u interesua për të mësuar më shumë rreth sasisë dhe origjinës së vaksinës.

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, e pyetur se ku e ka rezervuar vaksinën vendi ynë, dha vetëm tre opsionet e mundshme se si mund të bëhet kjo porosi.

“Shqipëria ka disa opsione; një opsion është COVAX e cila është një lloj partnershipi midis disa partnerëve ndërkombëtarë dhe vendeve të ndryshme. Duke bërë këtë marrëveshje, ti arrin që të paguash fillimisht një shumë më të pakët për një numër të caktuar dozash dhe për të mbuluar një përqindje të caktuar të popullatës.

Opsion tjetër është një marrëveshje me ndonjë vend të BE, i cili e siguron vaksinën me marrëveshje bilaterale. Dhe pastaj është duke u parë opsioni tjetër nëpërmjet BE-së”, u shpreh Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë.

Vaksina kundër COVID-19 si fillim është menduar që të mbulojë vetëm një pjesë të popullatës, ndërsa prioritet do të kenë personat me diabet, me sëmundje kardiovaskulare, të mushkërive si dhe personat mbi 70 vjeç.

“Së pari mendohet që të merret mbulesa për 20% të popullatës dhe pastaj kjo do të vazhdojë gradualisht.

Vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyruar, sepse është një vaksinë mbështetur në informacionin që njerëzit do marrin dhe në vendimin e tyre se çfarë do duan të bëjnë. Neve, në të gjitha iniciativat që po ndërmerr qeveria është që po përpiqet që të sigurojë këto vaksina falas”, u shpreh znj. Bino.

Sa i përket kufizimit apo jo të lëvizjeve nëse do të kemi një shtim të mëtejshëm të personave të prekur me COVID-19, znj. Bino tha se ky vendim do të jetë në varësi të situatës, megjithatë vende të ndryshme po aplikojnë izolime të pjesshme brenda vendit.

“Shumë vende aplikojnë izolim për qytete të ndryshme, për zona të ndryshme dhe natyrisht edhe për qendra pune, ne kemi vepruar gjatë kësaj kohe, janë izolime që quhen të pjesshme”, tha shefja e Departamentit të Epidemiologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto