“Sillej keq”, ish-punonjësit shpërthejnë në deklarata kundër Kim Kardashian

16:37 25/05/20212min66
3923

Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës 60 milionë dollarëshe të Kim Kardashian në Hidden Hills, e kanë paditur miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që s’i ka paguar për punën e tyre.Sipas padisë së paraqitur të hënën në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë – refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit , dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime vakti.

Andrew Ramirez, vëllai i tij Christopher Ramirez dhe djali Andrew Ramirez Jr, së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza e paditën Kim për paga të papaguara dhe për kohën shtesë në punë.Ndërkohë, një burim i afërt me Kim shtoi për padinë,“Ajo nuk ka një historik në mos pagesën e faturave apo detyrimeve në afatet e duhura, kurrë nuk ka patur dhe kurrë nuk do të ketë. Ajo krenohet shumë duke paguar njerëzit në kohë për punën e tyre, kështu që kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me të dhe këta punëtorë po padisin personin e gabuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto