‘Sikur më kalonte treni sipër’ / Erion Veliaj tregon eksperiencën e tij me Covid-19

15:21 14/08/20201min69
veliaj-1-696x478

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur në lidhje me eksperiencën e tij me Covid-19, teksa thotë se koronavirusi preku jo vetëm atë por edhe bashkëshorten Ajolën dhe djalin Kajanin.

Veliaj tha se ndër të tjera u mjekua edhe me deksametazon, pasi i ishin shfaqur disa njolla në mushkëri.

“Kisha ndjenjën e pafuqisë, sikur më kishte shtypur një tren. Kam pasur disa njolla në mushkëri, kam marrë deksametazon. Në momentin që sjellja të kap, ka sjellje të ndryshme të organizmave të ndryshme. Askush nuk mund t’i fusë një mendje të lehtë. Një festë në Jalë, Dhërmi apo Palasë mund të presë nëse më pas do të kthehesh te gjyshja. Është prekur edhe bashkëshortja, edhe djali im. Kisha ndjesinë e pafuqisë për të qëndruar në këmbë, sikur më kishte shtypur një tren. Imagjino një tjetër që mund të ketë probleme me veshkat për shembull. Ndaj apeli im është kujdes, kujdes, kujdes!”, u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto