Si u eliminuan ekspertët më të mirë të Greqisë, Turqisë dhe Shqipërisë në të njëjtën kohë! Ndarja e detit në dorë të politikës 

-800-0-6b66b306910399269186a46198011d01

Baseni mesdhetar është kthyer kohët e fundit në një teatër zhvillimesh të forta ku flotat ushtarake të vendeve të rajonit por jo vetëm, janë vendosur shpesh në gatishmëri të lartë madje edhe në pozicione luftimi.

Gjatë javëve të fundit duket se erërat e konflikteve për ndarjen e detit, po çojnë në një fazë delikate, por dhe të paprecedentë. Turqia e para, Shqipëria dhe më pas edhe Greqia, kanë nxjerrë jashtë loje ekspertët e tyre më të mirë detar. Ajo që vihet re është se argumentet janë të pajustifikueshme për të tre rastet.

Në mes të muajit maj në Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan liroi nga detyra Nënadmiral Cihat Yayci, Shef i Shtabit të Forcave Detare dhe ideatorin e marrëveshjes detare shumë të përfolur Turqi-Libi.  Argumenti zyrtar ishte një deklaratë në shtyp e Nënadmiralit, por paqartësia po e mbulon gjithnjë edhe më shumë këtë shkarkim.

Në fillim të gushtit Ministri i Mbrojtjes të Shqipërisë liroi nga detyra Zëvendëskomandantin e Forcës Detare Artur Meçollari. Argumenti zyrtar ishte një ceremoni lidhje martesore në bordin e anijes. Meçollari deklaroi se ishte dhënë leje nga ekipi drejtues i Ministrisë së Mbrojtjes, por ai u shkarkua nga detyra. Meçollari një emër jo pak i njohur për publikun ka qenë një nga kundërshtarët e marrëveshjes 2009, por edhe anëtar i grupit negociator 2018. Kolonel Myslym Pashai, një nga kundërshtarët si të marrëveshjes 2009, vlerëson Meçollarin si një nga ekspertët më të mirë të së drejtës detare në Shqipëri.

Dy ditë më parë Nënadmirali në rezervë i Marinës Luftarake Greke Aleksandros Diacopoulis, këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit Micotaqis dha dorëheqjen. Zyrtarisht shkak për këtë dorëheqje u bë një deklaratë e tij në media? ku u shpreh se anija turke Uruç Reis ka kryer edhe kërkime sizmike në Shelfin Kontinental grek. Kjo deklaratë solli reagime të fuqishme në mediat dhe ambientin politik grek duke sjellë dhe dorëheqjen e Nënadmiralit.

Përtej arsyeve publike, apo politike të deklaruara në të tre rastet, duket se ka diçka më shumë. Në këtë moment të fortë përplasjesh në Mesdhe për delimitimin e hapësirave detare ekspertët e së drejtës së detit duket se nuk janë të dobishëm me Interesat strategjike në këtë rajon dhe lëvizjet e fundit të bëjnë te besosh se detin tani “do ta ndajnë” politikanët dhe jo ekspertët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto