Si u ‘arratis’ ish-drejtori i OST / Hetimet disa-mujore nxorën zbuluar zyrtarët e AKBN-së, i shkaktuan shtetit dëm 1 milion dollarë

10:48 07/10/20206min90
download (46)

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me aktivitetin e personave, punonjës të AKBN të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘mashtrim me pasoja të rënda’ ‘Moskryerja e detyrave nga organet tatimore’ etj.

Mësohet se i shpalluri në kërkim Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST, ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën e kur janë konstatuar shkeljet.

Gradeci mësohet se është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.

Në foto: Ish-drejtori i AKBN, Klodian Gradeci

Ndërkohë i shpallur në kërkim është edhe Isuf Berberi biznesmen hidrokarburesh, edhe tek kompania “Fufarma”.

Mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është mbi 1 milion dollarë, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4 vjet e gjysmë.

Roli i zyrtarëve të akuzuar:

-Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.

-Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh

-Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë

-Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë

-Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

N.K., 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto