Si rrallë herë Ledion Liço shfaqet në publik dhe duket në super formë

12:36 09/10/20202min123
download (82)

Ledion Liço është tërhequr prej vitesh tashmë nga vëmendja publike. Moderatori është larguar jo vetëm nga ekrani, por edhe nga rrjetet sociale. Përgjatë këtyre viteve, të paktat raste kur fansat kanë parë Ledionin, kanë qenë pikërisht në postimet e bashkëshortes së tij, Sarës.

 

Edhe këtë herë, ka qenë sërish Sara ajo që ka publikuar një foto me bashkëshortin në ashensor.

Ledioni duket më në formë se kurrë, me një model të ri flokësh të cilat e dijmë tashmë që i ndryshon shpesh dhe disa kile më pak. Çifti janë prindër të dy djemve, London dhe Roman dhe duket se po shijojnë në maksimum jetën familjare, të përkushtuar totalisht tek fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto