Si nisi dhe përfundoi historia me Miss-in e 2020-ës, Majk ndahet nga e dashura..

21:08 07/11/20206min223
majk-blerta-veseli

Prej pak ditësh Majk u përfol se është në një lidhje me “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veselin. Ishin disa media të Kosovës që publikuan lajmin se çifti ka frekuentuar vende të njëjta, përmes postimeve në “Story”-t e “Instagram”-it, ku shihen tek pozojnë me sfond të ngjashëm dhe në momente thuajse të njëjta.

E pas këtyre thashethemeve, ishte vetë vajza bionde që e vërtetoi këtë fakt. Në “Instagram”-in e Blertës u postua një selfie e Majk me mbishkrimin “Hacked”, e cila u konsiderua një “përgjigje” ndaj zërave të këtyre ditëve, për një lidhje të mundshme mes saj dhe reperit të famshëm të “Babastars”.

Por nuk vonoi e postimi i saj në “InstaStory” u fshi nga profili i Blerta Veselit, duke ndezuar një tjetër debat mes komentuesve. Nuk vonoi shumë dhe brenda 24 orëve, Majk e fshiu Blertën nga miqtë e “Instagram”-it, i acaruar me të dhe mediat online që shpërndanë me shpejtësinë e dritës detaje nga jeta e tij private, të cilën ai me fanatizëm po e ruan të fshehtë që pas ndarjes nga Majlinda Zeka, modelja e “Instagram”-it me të cilën kanë një djalë.

Sipas burimeve pranë çiftit, Majk i ka dhënë fund brenda natës historisë me Miss-in, sepse Majk është nevrikosur me faktin që Blerta postoi foton e tij në “Instagram”, me dëshirën për “ta privatizuar” Majkun.

Por duket se strategjia nuk i ka ecur ashtu si duhet, pasi Majk ka marrë vendim drastik. Ndoshta ky është një acarim i momentit i reperit 30-vjeçar, dhe ndoshta ai e afron sërish Miss-in.

Po kush është Blerta, “vajza me kurorë missi”, dhe zgjedhja e fundit e Majkut, artistit mjaft të pëlqyer nga vajzat që ka kryesuar shpesh toplistat muzikore me këngën e tij si krahu i djathtë i Getoar Selimit në “Babastars”?

Në finalen e “Miss Universe Albania dhe Kosova 2020”, Blerta Veseli ishte biondja që u kurorëzua mbretëresha e re dhe u bë përfaqësuesja zyrtare e Kosovës në “Miss Universe 2020”.

Studentja 23-vjeçare e arkitekturës dha një performancë të bukur në finale, duke kaluar gjashtë vajzat e tjera për të fituar kurorën kombëtare.

Ajo ka lindur në Gjilan dhe tani jeton në Prishtinë, qyteti ku dhe është takuar dhe lidhur me Majkun. Ajo tregoi pas fitores se u përgatit për konkurrimin e saj me vendosmëri dhe sinqeritet absolute, deklaratë që i bëri përshtypje më shumë jurisë.

Blerta beson në citatin “Fuqia individuale e secilit mund të sjellë ndryshime në komunitet”. Pasuesja e Fatbardha Hoxhës do të përfaqësojë Kosovën në konkursin e 69-të “Miss Universe”, që do të mbahet vitin e ardhshëm, ndërkohë që ka zbuluar detaje nga jeta e saj në intervistat e para që ka dhënë në media pasi fitoi kurorën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto