Si në filmat hollivudian: Kamerat filmojnë momentin e përplasjes së bandave kriminale në Francë

21:06 01/11/20202min113
Screenshot_2-4-780x439

Sipas mediave franceze, disa të shtëna u dëgjuan në rrugët e qytetit jugor francez, Montpellier.

Ata shtojnë se ka shumë të ngjarë të jetë një përplasje bandash kriminale në të cilat një person u plagos.

Dhjetëra burra të veshur me të zeza morën pjesë në të shtënat pas ndjekjes së një veture.

Sipas dëshmitarëve okularë, burrat përdorën armë automatike dhe disa kallashnikov.

Burra të panjohur lanë një person të plagosur para spitalit në Montpellier pas të shtënave.

Të shtënat janë filmuar nga kamerat e qytetit, dhe pamjet po qarkullojnë në rrjetet sociale.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto