Si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme, e mërkurë 9 qershor 2021

08:34 09/06/20212min36
Screen Shot 2021-06-09 at 9.34.13 AM

Sipas MeteoAlb: Mbetemi edhe ditën e mërkurë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësira dhe reshje shiu në vendin tonë, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat jugore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizoterojne deri në mesditë në Kosovë. Por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, ku në zonat të izoluara do të ketë dhe ministuhi lokale breshëri. Mbrëmja përmirëson motin.

Maqedonia e Veriut

Vijon MV në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku kthjellimet e  pakta dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominuese duke filluar nga orët e para të ditës. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu në perëndim të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto