Shumë shpejt me një projekt televiziv, mësohet se ku do e shohim Klea Hutën

12:54 22/09/20202min114
klea-huta-Copy-1024x573-1-696x389-1

Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Klea Huta është bërë në fillim të muajit qershor. Ajo dhe partneri i saj, Elgit Doda u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid. Pas ardhjes në jetë të pjesëtarit më të ri të familjes Klea ka treguar se po vijon të përkushtohet në karrierën e saj, madje do të jetë pjesë e një seriali shqiptar.

Ndërkaq ajo ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj profesionale duke treguar se po punon gjithashtu ne një projekt të ri televiziv me titull ‘Këngë moj’, i cili do të transmetohet në ekranin e ‘Vizion Plus’.

“Së shpejti @vizionplustv”, ka shkruar Huta duke ngjallur kuriozitet për të gjithë ndjekësit e saj.

Ende nuk dihet nëse Klea do të jetë në krye të këtij formati, do të moderojë apo do këndojë. Me siguri që detajet e tjera do t’i ndajë vetë ajo shumë shpejt, pasi sezoni i ri televiziv tashmë ka nisur dhe ‘Këngë moj’ nuk do të vonojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto