
Me nisjen e vitit të ri shkollorë, janë shtuar edhe rastet e nxënësve dhe të stafit në shkolla të infektuar me Covid-19.
Me gjithë rregullat strikte të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë , thuajse çdo ditë raportohet për raste të reja në këto institucione.
Këtë të hënë është raportuar, së një nxënëse në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ka rezultuar positive.
Ajo ka shfaqur shenja të infektimit, çka ka bërë që mjekët të kërkojnë kryerjen e tamponit.
Pas marrjes së përgjigjies, DSHP u ka bërë tamponin 20 nxënësve dhe 7 mësuesve.
Një tjetër rast është raportuar në Kuçovë aty ku një edukatore e një kopshti dhe fëmija i saj kanë rezultuar pozitiv.
Fëmija ishte pjesë e njërit prej grupeve të fëmijëve në kopsht. Pas mësimit për infektimin e tyre, edukatorja bashkë me familjen e saj janë karantinuar. Po ashtu dhe 12 fëmijët pjesë e grupit të edukatores janë karantinuar dhe pritet të bëjnë testimin.