Shthuret Rudina Hajdari, ‘Nisma Thurje’ e përzë nga partia

11:08 06/10/20202min101
download (29)

Rudina Hajdari është përzënë nga ‘Nisma Thurje’ pa futur ende këmbët në këtë lëvizje politike.

Hajdari u prezantua si pjesë e ‘Thurjes’ pak javë më parë, por ‘aktiviteti’ i saj politik ka zgjatur shumë pak brenda kësaj lëvizjeje.

Shpërthimet e djeshme të deputetes Rudina Hajdari në Parlament lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kanë sjellë edhe reagimin e drejtuesve të ‘Nismës Thurje’.

Një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, Pano Soko la të kuptohet në edicionin e lajmeve në ‘EuroNews’, se pas ngjarjeve të djeshme në parlament, “Nisma Thurje” nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me deputeten.

Sipas tij, gjithçka ka ndryshuar.

Ai e ka falënderuar publikisht deputeten për ndihmën e madhe të dhënë për listat e hapura. Por theksoi se bashkëpunimi i të dy palëve kishte këtë qëllim, atë të hapjes së listave, dhe nuk u realizua.

Soko u shpreh se e gjejnë veten jashtë procesit zgjedhor të 25 prillit 2021, pasi nuk u arrit në Kuvend të votoheshin ndryshimet për listat e hapura të deputetëve.

Kujtojmë se për Nismën “Thurje”, dhe bashkëpunimin e tyre me Rudina Hajdarin, dha bekimin edhe vetë ambasadorja e SHBA Yuri Kim, e cila u investua dhe e mbështeti publikisht.

‘Nisma Thurje’ u përball me kritika të shumta në opinionin publik lidhur me besueshmërinë e saj në skenën politike, ndërsa ardhja e Hajdarit, e forcoi edhe më shumë dyshimin ndaj kësaj lëvizjeje të re politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto