(Shteti në gjumë letargjik) Dita e tretë e grevës / Rëndohet gjendja e njërit prej naftëtarëve, e nisin me urgjencë në spital

12:24 30/09/20201min95
fhjk

Njëri prej naftëtarëve të Ballshit ka lënë në mes grevën e urisë, ku ishte futur prej tre ditësh, për shkak se gjendja e tij shëndetësore është rënduar së tepërmi orët e fundit.

Megjithatë, mësohet se vendi i tij nuk është lënë bosh, pasi është zëvendësuar nga një koleg.

Sot naftëtarët kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së tyre dhe shumica prej tyre kanë filluar gjithashtu të shfaqin probleme me shëndetin, kjo pasi disa vuajnë nga diabeti dhe të tjerë nga luhatjet e tensionit.

Kujtojmë këtu që, prej disa muajsh naftëtarët kanë nisur protestat e tyre, fillimisht në ambientet e punës së tyre, e më pas ata marshuan drejt Tiranës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem për të hyrë në grevë urie.

Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *