Shtet me brekët në fund të këmbëve! Agron Llakaj shpërthen keq për radhët në kufi

a-5

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka reaguar në lidhje me atë që po ndodh në pikën doganore të Kakavijës, ku prej më shumë se 72 orësh qytetarët shqiptarë janë lënë në mëshirë të fatit, në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit, atje ku jetojnë e punojnë prej vitesh.

Prej ditësh qindra e mijëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar mes vapës përvëluese, pa bukë e pa ujë teksa para pak minutash policia u vu në lëvizje për të shpërndarë bidonë me ujë.

Llakaj shprehet tepër i indinjuar teksa akuzon shtetin shqiptar dhe u bën apel emigrantëve që të mos t’i harrojnë këto ditë kur të vijë momenti i votimit.

Reagimi i Agron Llakajt:

“E kemi fatin, shprese dhe marrezi ….,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…,ne pritje e pritje e pritje…,ne radhe e ne radhe e ne radhe….,me dite e nete te tera…,i nxehti pervelues,mungesa e kushteve me minimale njerezore!”Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe,bir o Edi Rama,ke te qaj me pare ! Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje….,po ky eshte krim more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!Turp! Turp ! Turp Edi Rama !Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …,por nqs do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni…” jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Agron Llakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto