Shqiptari bën për spital policin grek, ishin duke ecur dhe…

21:25 18/08/20201min198
fsdfsdf-840x440

Një shqiptar ka dhunuar një efektiv të policisë greke duke bërë që ky i fundit të përfundojë në spital.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në sheshin Gaios në Paxos, Greqi, ndërsa përplasja fizike me policin ka ndodhur pas një debati me njëri-tjetrin.

Sipas mediave greke bëhet e ditur polici ka qenë duke ecur në shesh, në momentin që është përballur me shqiptarin.

Të dy, kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa shqiptari e ka sulmuar dhe dhunuar.

Efektivi i policisë është dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa shqiptari është vënë në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto