Shqiptarët pjesë e Cosa-Nostras / Mega-operacion i Policisë italiane, sekuestrohen 4 milion euro pasuri në qendër të Romës

09:34 30/09/20201min133
Screenshot_1-128

Policia italiane ka kryer një mega-operacion mbrëmjen e djeshme, ku ka kryer sekuestrimin e një pasurie prej 4 milion eurosh në qendër të kryeqytetit italian, Romë.

Klani mafioz i ‘Camorra’ kishte shtënë në dorë 14 restorante luksoze në qendër të Romës, të paktën kështu ka rezultuar nga hetimi i karabinierëve, që çoi në arrestimin e 13 personave gjatë ditës së djeshme, për arsye të ndryshme.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë ajo e “zhvatjes”, “regjistrim të aseteve fiktive, duke përdorur metoda mafioze” dhe “abuzime me kreditë”.

Pasuritë e sekuestruara kapin shifrën e 4 milion eurove, ndërsa mësohet se mes tyre ka pasur edhe shtetas shqiptarë, si pjesë e klanit të Cosa-Nostrës.

Klanet kishin ardhur për të menaxhuar aktivitete të ndryshme tregtare në kryeqytet dhe shumë nga interesat ekonomike të Kamorrës ishin përqendruar në këto restorante të vendosura në qendër të qytetit.

Janë katërmbëdhjetë restorante të sekuestruara këtë mëngjes nga karabinierët në Romë.

14 institucionet tregtare në zemër të kryeqytetit, menaxhoheshin nga klani Moccia-Camorra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto