Shqiptarët nuk vënë mend / Morën pjesë në një dasmë, 11 krutanë e pësojnë si mos më keq

17:54 14/08/20201min102
dasem2-663x376

Edhe pse autoritetet shëndetësore vazhdimisht kanë ngritur zërin duke u bërë apel qytetarëve që t’u shmangen vendeve ku ka grumbullime njerëzish, sërish shqiptarët vazhdojnë të bëjnë sipas mendjes së tyre dhe nuk pyesin për rregulla.

Ministra e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme 23 raste të reja me Covid-19 vetëm në qytetin e Krujës.

Mësohet se, nga 23 të infektuarit, 11 persona kishin qenë ditët e fundit në një ceremoni martesore, ku dyshohet se janë infektuar.

Bëhet me dije gjithashtu se, të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra.

Shpeshherë pronaret e lokaleve që organizojnë ceremoni martesore janë ndëshkuar me gjoba të mëdha, pasi nuk kanë respektuar rregullat e vendosura në këtë kohë pandemie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto