“Shqiptarët do të shkojnë për të votuar. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë të lidhë kokën me peshqir”- reagon Presidenti Meta për problemin me ‘kartat’ e identitetit

17:01 22/02/20213min39

ilir-meta-2-768x553-1-696x501

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për problemet me kartat e identitetit, siç është në rastin e shumë qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të votojnë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në qytetin e Vlorës, Meta theksoi se qytetarët duhet të shkojnë të votojnë qoftë edhe me shpatë dhe nuk i ndalon dot kush.

PJESË NGA PRONONCIMI:

PYETJE: Si qëndron çështja e rrugës së Selenicës? Shumë qytetarë që u ka skaduar karta, nuk ka mundësi të votojnë, cili është qëndrimi juaj? Po vota e emigrantëve? Cili është qëndrimi i ambasadorëve lidhur me integrimin dhe zgjedhjet? Si do të dalë LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit?

Meta: Lidhur me çështjen e Selenicës; ka pasur një pretendim që ka mbërritur dhe tek unë. E vërteta është që janë mashtruar shumë rëndë. Jam gati për të shkuar edhe me përfaqësuesit e qeverisë. Edhe në Radhimë jam gati të shkojmë. S’kam asnjë problem, jam gati dhe shumë bashkëpunues. Sa i takon çështjes së jam zgjedhur nga LSI-ja, është gënjeshtër sepse jam zgjedhur nga vetë Edi Rama. Ai ka thënë askush më mirë se Meta nuk i mbron interesat e opozitës. Unë midis demokracisë dhe pushtetit, do zgjedh gjithmonë demokracinë. Tani me pasaporta, karta dhe shpata, shqiptarët do të shkojnë për të votuar. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë të lidhë kokën me peshqir. Shqipëria do të ngrihet në këmbë. Të gjithë e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. E kanë kuptuar se vota është e drejta e tyre, se e kanë nënvlerësuar deri më tani. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto