Shqipëria regjistron një tjetër rekord pozitiv, Manastirliu nxjerr shifrat: Ja sa pacientë e fituan betejën me koronavirusin…

15:35 02/10/20202min102
120734880_1061504277638955_1929422946477567330_o

Një tjetër shifër rekord mes pacientëve që kanë fituar betejën me Covid-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njofton përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ se, betejën me koronavirusin e kanë fituar 265 qytetarë.

Postimi i ministres Manastirliu:

“Gjatë 24 orëve të fundit, 265 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!” shkruan Manastirliu ndërsa publikon foton e një prej pacientëve të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *