Shpopullimi i vendit/ Ilir Meta: Shqiptarë merrni në dorë fatet tuaja ndryshe…

14:36 12/09/20202min86
Meta-ulet-ne-gjunje1-e1583168758204-696x431

Presidentit Ilir Meta shprehet se adresimi i problemit të shpopullimit është emergjencë kombëtare dhe gjendja është më e rëndë dhe dëshpëruese se në vitet ’90.

Përmes një postimi në Facebook Ilir Meta i referohet një shkrimi të gazetës franceze “Le Monde” që sipas kreut të shtetit tregoj se situata në Shqipëri është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjiozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.”, shkruan Meta.

Meta bën thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e tyre si e vetmja mënyrë për të rikthyer shpresën.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani! Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre! Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!”, përfundon presidenti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto