‘Shpikja’ e çuditshme e të rinjve kuksianë/Bëjnë makinën të ecë mbi ujë-VIDEO

15:32 23/07/20201min78
Screenshot_4-11

Disa të rinj nga Kukësi kanë gjetur një mënyrë interesante për të lundruar me makinë mbi ujë.

Siç shihet edhe në video, të rinjtë kanë modifikuar makinën e tyre, duke e kthyer në një ‘skaf’.

Ata shihen teksa e zhvendosin atë në liqen dhe me anë të një modifikimi në rrota duke i vendosur helika dhe bidonë që të mos zhytet, bëhet e mundur ecja e makinës mbi ujë.

 

Ndërkohë pasi videoja u bë publike, komentet nuk kanë munguar në rrjet, disa prej të cilëve aluduan për lidhjen që kuksianët kanë me emigracionin veçanërisht në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto