Shpiket maska inteligjente: Mat temperaturën dhe frymëmarrjen dhe të paralajmëron rrezikun e Covid

10:13 09/09/20203min72

maske-3

Inxhinierët holandezë po zhvillojnë një maskë “inteligjente” që monitoron parametrat vitalë të një përdoruesi, si temperatura dhe frymëmarrja, dhe i paralajmëron ata kur maska duhet zëvendësuar.

Prodhuesit e saj shpresojnë që maska inteligjente, ende në fazën e zhvillimit, përfundimisht do të jetë në gjendje të paralajmërojë përdoruesit nëse thithin substanca toksike.

Shumë njerëz kanë zhvilluar një marrëdhënie dashurie ose urrejtje me maskat për fytyrën. Ndërsa ofrojnë një farë mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19, maskat mund të jenë të pakëndshme dhe madje mund të bëhen burim i infeksionit.

Tani, mjekët dhe inxhinierët në Holandë po zhvillojnë një maskë inteligjente që përdor sensorë dhe të dhëna për t’iu kundërvënë këtyre sfidave.

Maska lejon përdoruesit të monitorojnë parametrat e tyre jetësorë, si frymëmarrjen dhe temperaturën, falë sensorëve elektronikë brenda saj.

“Mund të vendosim sensorë elektronikë për parametra të ndryshëm si për frymëmarrjen, për temperaturën, për të ditur nëse përdoruesi është në gjendje të mirë ose jo, duke bërë për shembull, që maska të japë një dridhje kur ka rrezik”, thotë Ashok Sridhar, hulumtues në qendrën Holst.

Inxhinierët holandezë po zhvillojnë një maskë “inteligjente” që monitoron parametrat vitalë të një përdoruesi, si temperatura dhe frymëmarrja, dhe i paralajmëron ata kur maska duhet zëvendësuar. Prodhuesit e saj shpresojnë që maska inteligjente, ende në fazën e zhvillimit, përfundimisht do të jetë në gjendje të paralajmërojë përdoruesit nëse thithin substanca toksike.

Shumë njerëz kanë zhvilluar një marrëdhënie dashurie ose urrejtje me maskat për fytyrën. Ndërsa ofrojnë një farë mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19, maskat mund të jenë të pakëndshme dhe madje mund të bëhen burim i infeksionit.

Tani, mjekët dhe inxhinierët në Holandë po zhvillojnë një maskë inteligjente që përdor sensorë dhe të dhëna për t’iu kundërvënë këtyre sfidave.

Maska lejon përdoruesit të monitorojnë parametrat e tyre jetësorë, si frymëmarrjen dhe temperaturën, falë sensorëve elektronikë brenda saj.

“Mund të vendosim sensorë elektronikë për parametra të ndryshëm si për frymëmarrjen, për temperaturën, për të ditur nëse përdoruesi është në gjendje të mirë ose jo, duke bërë për shembull, që maska të japë një dridhje kur ka rrezik”, thotë Ashok Sridhar, hulumtues në qendrën Holst.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *