Shpërthimi në Tiranë/ Ja çfarë thotë drejtori i Traumës për gjendjen e shënjestrës së atentatit

20:57 15/09/20202min126
Arben zenelaj

Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj në një lidhje telefonike me studion në News24 ka raportuar për gjendjen e Preng Gjinit, i plagosur rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.

Zeneli thotë se gjendja e të plagosurit është e vështirë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.

Sipas tij i plagosuri po operohet për dëmtimet e rënda që ka marrë, teksa mjekët fillimisht janë fokusuar tek shpëtimi i jetës dhe tani po saktësojnë dëmet specifike.

 

”Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.

Dëmtimet janë të rënda. Mjekët janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim”- tha Zenelaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto