Shpërthimi inëBejrut, Libani kërkon arrestimin e pronarit dhe kapitenit të anijes ruse

18:37 02/10/20201min94
bejrut

Libani ka lëshuar urdhër arrest për kapitenin dhe pronarin e anijes ruse, për sjelljen e materialit në portin e Bejrutit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, materiali i vendosur në portin detar reflektoi me një shpërthim masiv, duke shkaktuar vdekjen e afro 200 personave.

Gjykatësi i cili drejton hetimin i ka kërkuar Interpolit arrestimin e të dy burrave.

Shpërthimi masiv i 4 gushtit në Bejrut ka lënë të lënduar rreth gjashtë mijë njerëz dhe qindra mijëra të tjerë pa shtëpi.

Kapiteni i anijes, MV Rhosus, si dhe pronari i saj thuhet të jenë të dy me shtetësi ruse me qendër në Qipro.

Anija e tyre ishte vendosur në Bejrut në vitin 2013 pasi pësoi disa probleme teknike, ndërsa po lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *