Shpërthim tritoli me dron kantinës të Lefter Kokës në Durrës, një ditë para zgjedhjeve iu qëllua me armë një tjetër biznes

13:19 11/06/20211min126
Screen Shot 2021-06-11 at 2.18.34 PM

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës.

Mësohet se i është vënë tritol me dron biznesit të ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka.

Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit, me të cilin hodhi tritolin në biznesin e Kokës, përkatësisht në një kantinë pijesh, ku u regjistruan dëme materiale.

Ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj bizneseve të Lefter Kokës, sepse një ditë para zgjedhjeve është qëlluar me armë pranë ambienteve të një tjetër biznesi të ish-ministrit.

 

 

Ndërkohë, mësohet se policia po heton nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto