Shpërthim me tritol në Durrës

09:16 08/10/20201min114
83497173_2655212677867606_4509036171203969024_n

Një sasi tritoli i është vendosur një banese në Durrës, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.

Policia thotë se banesa është në pronës të shtetasit B. N., e cila është e pabanueshme, ndërsa kanë nisur hetimet dhe janë shoqëruar disa persona lidhur me këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë  disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto