Shpërthim “katastrofik” i rasteve në Republikën Çeke, kryeministri: Na duhet një mrekulli

12:58 27/10/20202min97
e5d8e140-d54f-4655-81ae-024696b07450

Republika Çeke po përballet me një shpërthim ‘katastrofik’ të rasteve me Covid-19 dhe se duhet një ‘mrekulli’ për të shmangur kufizimet e reja, tha Kryeministri i vendit.

Sipas Daily Mail, kryeministri, Andrej Babis, është shprehur se masat aktuale të bllokimit ‘nuk po funksionojnë ende’ pasi vdekjet për shkak të koronavirusit u dyfishuan në hapësirën e dy javëve.

Ashtu si shumë vende që shpëtuan lehtë nga vala e parë, Republika Çeke tani po sheh një numër rekord të viktimave, me vdekje mesatare ditore duke u rritur nga 14 në fillim të Tetorit në 111 sot, pas një shifre prej vetëm 10 vdekje në pranverë.

Qeveria ka rikthyer kufizimin e lëvizjes për të ndaluar përhapjen e infeksioneve të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, ka njoftuar një ndalim të lëvizjes së lirë në vend midis orës 21:00 dhe 05:00 të mëngjesit në një përpjekje për të frenuar valën e re të koronavirusit.

Në një konferencë shtypi, Prymula tha se kufizimet do të hyjnë në fuqi nga kjo e mërkurë, 28 tetor deri më 3 nëntor.

Ata që përjashtohen nga ndalimi janë njerëzit që udhëtojnë në punë ose që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto