Shpërthen psikologia e njohur shqiptare, del kundër karantinimit: Ata që nuk respektojnë masat, injorantë që rrezikojnë të tjerët

21:00 09/11/20206min72
1592993866_1592160713infektiviurgjenca

Psikologia Denada Toçe foli në lidhje me një karantinim të mundshëm të vendit, ku e trajtoi situatën në aspektin psikologjik të njeriut. Denada tha se virusi ekziston dhe se ata që nuk e besojnë, janë injorantë dhe të papërgjegjshëm. Psikologja shtoi se nuk duhet të ketë vend për panik. Gjithashtu Denada sugjeroi një masë që po implementohet aktualisht në Francë. Sipas Denadës do të ishte e nevojshme që një person të mos largohej më shumë se një kilometër nga shtëpia, e nëse kjo ndodh të gjobitej. Kjo sipas Toçes do të reduktonte ambientet që frekuentohen nga mijëra njerëz, ku përmendi zonën e liqenit në Tiranë.

Pjesë nga intervista

Denada Toçe: Unë mendoj që është totalisht i panevojshëm, unë mendoj që strategjia e duhur në vendin e duhur është gjëja më e mirë e mundshme. Nuk ka nevojë fare për izolim total, është komplet e panevojshme dhe jo efektive. Izolimi i pjesshëm, mendoj që asistimi i pjesshëm i personave që punojnë, i personave që shkollohen, i personave që kanë marrëdhënie të ndryshme biznesi apo situate të tjera sociale, për mua është alternativa e duhur. Në orare të caktuara, në fasha të caktuara, të mos lejohen grumbullimet. Ajo që sot Franca ka bërë dhe më pëlqeu shumë, është që nuk mund të lëvizësh më shumë se një kilometër nga lagja jote, sepse ata kanë të regjistruar adresën në kartë identiteti ashtu siç e kemi edhe ne. Kemi një adresë aty, në qoftë se ti gjendesh në një vend që nuk është puna jote, larg shtëpisë tënde një kilometër larg, nuk të lejohet. Ti del, je në hapësirën e ambientin tënd,që do të thotë 1 kilometra larg shtëpisë, nuk mbushet liqeni me mijëra me mijëra njerëz. Në çdo fundjavë Denis liqeni është plot.

Denis Dyrnjaja: Shumë politikanë, duhet të ishin njerëz të identifikuar për publikun si shembull, por nuk e kanë marrë seriozisht koronavirusin, madje edhe duke u shprehur që nuk ekziston. Keni një mesazh për ta?

Denada Toçe: Nuk e di ata kanë dhe shokë ose kolegë të tyre, ose vërtetë nuk i bëhet vonë për ta. I kanë sot kolegë të tyre në luftë me jetën e vet, ka kolegë që kanë ikur të trajtohen jashtë. Ata duhen të kishin më shumë frikë nga të gjithë. Unë e thashë, është një lloj lufte me veten, sa më shumë pranë të keqes të jesh dhe nuk i jep dot zgjidhje, kalon në fenomenin e atyre që quhen veprimet e pakontrolluara dhe e para është mohimi. Mekanizmi i mohimit është një nga mekanizmat që ka përfshirë shqiptarët. Nuk e di, sa më shumë injorant të jesh, kjo është mungesë informacioni, sa më shumë të mos kesh informacion për diçka dhe të mos jesh i ndërgjegjshëm për diçka, aq më shumë ke mekanizmin për ta mohuar. Unë mendoj që ekziston, nuk ka nevojë për panik. Unë mendoj që ajo frikë që vjen nëpërmjet mençurisë është ajo e duhura, por ajo që vjen nëpërmjet injorancës krijon kaos. Nuk ka nevojë të kesh kaos, por ka nevojë të kesh ndërgjegjësim, përgjithësi dhe ndërgjegjësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *