Shpërthen koronavirusi në shkollën “Emin Duraku”, tetë mësues të infektuar dhe 29 të tjerë në karantinë

10:18 16/10/20203min155
shkolla-7-750x375-1 (1)

Tamponi pozitiv i një mësueseje dhe sanitareje te shkolla “Emin Duraku” në kryeqytet do të përbënin raste sporadike në shkollë në këtë fillim muaji, në rast se fill pas saj nuk do të shfaqnin shenja virusi disa mësues.

Mirëpo rezultatet e ardhura një ditë më parë e kanë çuar në tetë numrin e personave të infektuar brenda së njëjtës shkollë, duke e kthyer atë në vatër virusi.

Tamponët u janë marrë një ditë më parë edhe 29 mësuesve të tjerë, të cilët janë karantinuar deri në marrjen e rezultatit, që parashikohet të vijë këtë të diel.

Por ajo çfarë ka rëndësi është se mësimi ka vijuar normalisht.

I vetmi ngërç qëndron tek nxënësit që do të duhet të adaptohen për një periudhë me mësues të rinj.

“Para dy javësh, një punëtore doli pozitive e fill pas saj edhe një mësuese anglishteje. Menjëherë u zbatua protokolli. Bëmë tamponët e mësuesve që kanë ndenjur më afër me kontaktet pozitive. Pesë mësues dhe tri punëtore u karantinuan, menjëherë u bënë analizat dhe dolën pozitive. Rasti i fundit ishte mësuesja e matematikës. Janë 29 mësuese që do të bëjnë tamponin dhe sot më vijnë 29 mësuese të tjera. Nxënësit nuk janë privuar nga mësimi dhe nxënës të sëmurë nuk kemi”, deklaroi drejtoresha e shkollës, Besa Tarka.

Pas “Jeronim de Radës” që shënoi një rekord infektimesh në radhët e mësuesve, përfshi edhe drejtoreshën, kjo është shkolla e dytë në kryeqytet ku virusi është ulur këmbëkryq.

Raste të veçanta janë shënuar në shumë shkolla në mbarë vendin.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë janë hermetike në këtë drejtim, duke mos raportuar asnjëherë shifrat e plota.

I vetmi informacion i dhënë deri tani është numri i mungesave të mësuesve për shkak të pandemisë, që mesatarisht është 80 në ditë, në të gjitha shkollat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto