Shpërthen koronavirusi në Gjykatën e Korçës/Sekretarja dhe dy punonjëse rezultojnë pozitive, preken edhe dy mësues

17:45 14/09/20201min75
Gjykata e Korces

Koronavirusi ka shpërthyer edhe në Gjykatën e Korçës ku kanë rezultuar pozitivë një sekretare dhe dy punonjëse të tjera.

Pozitive në fillim kishte rezultuar pikërisht sekretarja, dhe më pas dy kontaktet e tjera, njëra prej të cilave punonjëse në arkivin e Gjykatës.

Por ndërkohë epidemiologët kanë testuar pjesën tjetër të stafit të Gjykatës për të mësuar gjendjen e tyre.

Ndërkohë edhe dy mësues janë infektuar me COVID-19 në Korçë teksa 4 kontakte të afërta të tyre janë vetëkarantinuar brenda në banesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *