‘Shpërthen’ Koronavirusi në Berat dhe Skrapar, mes të infektuarve mjekë, nxënës dhe punonjës të administratës

12:59 07/10/20201min131
unnamed (6)

Në 24 orët e fundit dy mjekë në qendrat shëndetësore Kutalli dhe Cukalat në Berat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërkohë që gjithsej, në të gjithë Qarkun e Beratit janë konfirmuar pozitivë 7 qytetarë.

Mes tyre, një nxënëse te shkolla ‘Babë Dud Karbunara’, një edukatore te kopshti “10 Korriku” dhe një punonjës fasonerie.

Kurse, në qytetin e Skraparit kanë rezultuar pozitivë një edukatore kopshti dhe një punonjëse e bashkisë së qytetit.

Ndërkohë, po vijon gjurmimi i kontakteve të të konfirmuarve pozitivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto