Shpërthen greva në burgun e Peqinit/Refuzojnë ushqimin, zbulohet çfarë po ndodh mes 100 të dënuarve

18:24 02/10/20202min150
burguiprizrenit-1-696x359

Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ka shpërthyer greva e urisë nga më shumë se 100 të dënuar.

Të dënuarit kanë refuzuar ushqimin duke mos pranuar që të konsumojnë asgjë.

Po ditën e sotme është kthyer në qeli në burgun e Peqinit edhe Albion Aliko.

Pak ditë më parë Aliko u dërgua në spital për ndihmë shëndetësore pas probleme që i filluan pasi refuzoi ushqimin në momentin që u fut në regjimin “41-bis”.

Ai  ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të RENEA-s në Lazarat disa vjet më parë.

Aliko u vendos në regjimin e posaçëm së bashku me Genci Ballën, i dënuar nga drejtësia shqiptare për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, i njohur si imami i vetëshpallur i  “Unazës së Re” i cili po ashtu u transferua  me urgjencë në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore, por u kthye në qeli.

Ndërkaq, Klement Balili i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” është shtruar në spitalin e Elbasanit pas problemeve shëndetësore.

Mësohet se Balili është dërguar nga burgu i Peqini për në spital pas problemeve shëndetësore, neurologjike.

“Klement Balili ka bërë disa ekzaminime dhe skaner te neurologu. E ka komplekse” , transmeton Abc News.

Por pas vizitës, ai nuk është mbajtur në spitalin e Elbasanit, por është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto