
Pak kohë më parë, këngëtari Shpat Kasapi u “kap mat” me partneren e tij të re. Dyshja u fotografuan teksa ndodheshin në një lokal, ku dukeshin mjaft të afërt. Pavarësisht se lajmi për lidhjen e re të Shpatit bëri xhiron e rrjetit, çifti nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.
Gjithsesi, duket se tashmë nuk fshihen më. Në postimin e fundit në Instagram të Shpatit, partnerja e tij e quajtur Selvije, i ka komentuar një emoji kurore dhe një zemër. Ndërkaq, Shpati ia ka kthyer “ti je plot dashuri”. Konfirmim më tepër se kaq, plot zemra dhe dashuri në komente, është e kotë që të presim.