Shpallet në kërkim ish-kreu i qarkut të Kukësit

16:40 23/10/20201min70
auto_abedin_oruci1603463232

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut të Kukësit Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga prokuroria.

Institucioni i akuzës i ka dërguar policisë urdhër-arrestin për Oruçin me qëllim ndalimin e tij, thanë burime nga policia lokale e Kukësit.

Ndaj Abedin Oruçit prokuroria ka ngritur disa akuza, si ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘evazion fiskal’ dhe ‘ndërtim pa leje’.

Ndaj Oruçit janë bërë hetime prej disa javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto