Shoqërohet forcërisht në Policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli

23:29 27/10/20201min80
policia-naten-598x350-1

Është shoqëruar në Policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli. Në media raportohet se avokati Neli është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë, ku po punonte.

Ndërkohë, zv.kryetarja e Dhomës së avokatisë, Shaqe Marinaj, denoncon se Neli është dhunuar nga uniformat blu.

Siç raportohet, ndalimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.

Marinaj, ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndaj efektivit, që sipas saj, ka ushtruar dhunë, ndërsa ka bërë gati padinë për SHÇKB, duke kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë.

Ajo pretendon se është ushtruar dhunë ndaj avokatit Gjergj Neli. Ndërkohë, Policia e Lezhës ende nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto