Shokë me dhëndrin e Qazim Sejdinit, kush janë dy të arrestuarit për vrasjen e “Flor Qorrit”

17:51 28/08/20201min58
222

Policia e Elbasanit arrestoi sot dy persona të tjerë për pengimin e zbardhjes së vrasjes së Florian Lamçes në Elbasan, ngjarje e ndodhur në 30 korrik, për të cilën qëndron pas hekurave si autor, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Ndërsa numri i të arrestuarve bashkë me Sokol Sanxhaktarin e Adriano Hajdarin ka shkuar në 4 persona, raporton “News 24” që ka zbardhur emrat e të arrestuarve sot.

Ata janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja. Mësohet se të dy janë shokë me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit. Lamçaj ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja por hetimet nxorën të kundërtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *