
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pathanamthitta, Indi. Një vajzë 19-vjeçare e prekur nga koronavirusi u dhunua seksualisht brenda një ambulance.
Ajo po shkonte në spital pasi gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej, por shoferi i ambulancës devijoi makinën në një vend pa njerëz dhe përdhunoi 19-vjeçaren.
Mediat raportojne se shoferi 40-vjeçar I ka kërkuar ndjesë viktimës së dhunës seksuale, por vajza ka arritur ta filmojë dhe ta denoncojë.
Shoferi u pushua menjëherë nga puna dhe policia bëri arrestimin e tij.